Rreth restorantit
Ku deti
bëhet shije.
Prej 12 vitesh, te Alteo gjithçka nis para se të uleni: te vitrina jonë, ku çdo ditë ju presin peshku dhe frutat e detit më të freskëta.
Vitrina është zemra e restorantit. Aty zgjedhim me kujdes peshkun, frutat e detit dhe produktet e freskëta, duke parë cilësinë, shijen dhe prejardhjen. Ju zgjidhni me sy, ne kujdesemi që gjithçka të vijë në pjatë ashtu siç duhet.
Në kuzhinë gatuajmë thjesht dhe me kujdes, që të ruhet shija e vërtetë e detit. Nga peshku në skarë te krudot, pastat me fruta deti dhe specialitetet e shtëpisë, çdo pjatë bëhet me mjeshtëri dhe respekt për produktin.
Kantina e Alteos
Verë për çdo
tavolinë.
Verëra të zgjedhura për një drekë të lehtë, për një darkë të gjatë e për çdo rast tjetër. Stafi ynë ju ndihmon të gjeni verën që i shkon më mirë pjatës suaj.
